Telenews

Hykmete Bajrami e “fut në presion” qeverinë, para certifikimit të rezultateve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas ligjit për qeverinë, i miratuar më 2022, në rast se një anëtar i qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit te qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultateve.

Kështu, Bajrami ka nisur presionin ndaj qeveritarëve në detyrë.

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve është njoftuar të bëhet sot në orën 16:00, sakaq akoma nuk është dorëzuar asnjë dorëheqje.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1183340466512177&set=a.467283494784548&type=3&ref=embed_post

 

Të ngajshme

Komisioni për Buxhet nuk e mbështet amendamentin për 4 milionë euro për Qendrën e Kujdesit Paliativ

Rrezarta Ramaj

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj