Telenews

Kurti deklarohet pas çertifikimit të rezultateve

ap-shkruan-per-kurthin-qe-i-ngriten-komedianet-ruse-kurtit,-lajmin-e-merr-edhe-washington-post

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se derisa të formohet qeveria e re, ai dhe kabineti i tij i deritanishëm do të jenë në detyrë.

Ai ka theksuar se kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues.

“Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që unë e udhëhoqa si Kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare si qeveri në detyrë. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në vendin tonë demokratik,” ka shkruar ai në Facebook.

“Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë (që në popull quhet Kurti 2) do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve.”, tha tutje ai.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 prill

Erzana Fazliu

“Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

KushtrimGuraj

Sipas Lushaku-Sadriu, këto janë tri të vërtetat e LDK’së

KushtrimGuraj