Telenews

Bebe Rexha: Nuk po mund të jem femërore sepse meshkujt janë në periudhën e tyre të feminitetit – dikush duhet të jetë burri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale me një video të shpërndarë në InstaStory, ku ka thumbuar gjininë mashkullore, duke folur për konceptin e “vajzës së butë” dhe sfidat që vijnë me këtë periudhë.

Në videon e postuar, Rexha ka shprehur mbështetje për djemtë që lidhen me anën e tyre femërore, duke thënë: “Dëgjo, unë e mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, e di, më pëlqen kjo për ju”.

“Por është e vështirë të jesh në periudhën tënde të vajzës së butë, e cila mendoj se të gjithë duam të jemi tani në periudhën e vajzës së butë. Të paktën unë dua, por është si kur të gjithë djemtë janë në periudhën e vajzës së butë, ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë”, tha ajo.

Ky koment ka sjellë një diskutim të gjerë mbi rolin e gjinive dhe pritshmëritë shoqërore, duke u bërë pjesë e bisedave të shumta mbi ndjeshmërinë dhe pritjet e shoqërisë për dy gjinitë.

Të ngajshme

Prime i së martës nis ndryshe, Kelly shfaqet me paruke në duar: Video nuk gjeta dot…

Erzana Fazliu

Dua Lipa shijon me stafin e saj një pushim në motin e ngrohtë të Australisë, ndërsa pritet të vazhdojë turneun e saj në Zelandën e Re

KushtrimGuraj

Mohoi se kishte konflikt fizik, Rozana Radit i publikohet videoja ku ajo pranonte në emision se kishte raport të mjekut ligjor për dhunë nga Rezarta Shkurta

KushtrimGuraj