Telenews

Duda Balje pas takimit me Kurtin: Shtruam disa kërkesa të boshnjakëve, jemi në fazë bisedimesh

Pas takimit me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë së re, kryetarja e partisë Unionit Social Demokrat Duda Balje tha se i shtruan disa kërkesa  të boshnjakëve dhe se janë në fazë bisedimesh, raporton Ekonomia Online.

“Sot kemi pasur takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me disa kërkesa që i kemi ne si boshnjakë. Nuk pati asgjë konkrete as nga ana e kryeministrit, as nga ana jonë. Jemi në fazën e bisedimeve. Nuk kemi caktuar takim të ardhshëm. Kemi folur, ne jemi pjesë e kuvendit, kemi të drejtë me fol me çdo parti. Kushtet janë të njëjta për çdo parti. Varet nga bisedat që do t’i kemi në këto 15 ditë”, tha Balje.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj