Telenews

“U dëgjuan tri krisma të armës”, detaje të reja nga vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik

Mbrëmjen e 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në komunën e Kaçanikut, gjeti vdekjen rreshteri Muhamed Lika.

Sipas kryeprokurorit të Ferizajt, Burim Çerkini, të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor janë dy persona.

Klankosova thotë se sot ka mësuar një detaj të ri rreth rastit në fjalë.

“Një grua që jeton në ndërtesën ku u vra Muhamed Lika, tha se ka dëgjuar tri krisma të armës, dhe ka dëgjuar të ndjerin duke bërtitur ‘oh’”, tha Gjini.

Derisa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, shok i të ndjerit, thotë se qytetarët e objektit ku ndodhi vrasja janë shumë të frikësuar.

“Ata po kanë frikë edhe të dalin jashtë”, tha tutje ai.

Të ngajshme

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj

Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Rrezarta Ramaj