Telenews

Sot rivarrosen dhjetë viktimat e luftës që ishin të zhdukur

Mbetjet mortore e 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, rivarrosen sot.

Pas mbledhjes komemorative të organizuar dje në Malishevës, ceremonitë e rivarrimit të organizuara nga komunat përkatëse, më përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizohen sot më 4 prill.

KQPZh njofton se nga ora 12:00 – 13:00, mbahen Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë, në ora 13:00 – Akademia Përkujtimore , në Sallën e Sporteve Klinë.

Ndërsa nga ora 14:30 ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave :

-Adem (Hazir) Gashi, Klinë;

-Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë;

-Bekim(Hashim) Hasani , Klinë;

-Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë;

-Osman(Kadri)Fejza , Klinë;

-Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë;

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Gjilan, e përfshirë një veturë e policisë

Valjeta Turkaj

Kurti e nis ditën në takim me shefen e BE-së, i theksohet nevoja për depolitizimin e KQZ-së

Valjeta Turkaj

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq

Valjeta Turkaj