Telenews

Një grua gjendet pa shenja jete në garazhën e shtëpisë së saj në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së saj në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe ekipet emergjente”, tha ai.

Shkaqet për vdekjen e saj nuk dihen, ndërsa rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 11 prill

Erzana Fazliu

I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij

Donat Hashani

Ejupi: KEK-u s’prodhoi rrymë për qytetarët por për profit të tyre, do ta paguajmë 80 milionë euro keq menaxhimin

Donat Hashani