Telenews

Rizvanolli propozim interesat ZRRE-së: Të mos ketë fare rritje për…

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se komentet e saj dhe të ministrisë janë dërguar tashmë në Zyrën e Rregullatorit për Energji për propozimin e tarifave të reja.

Në një postim të bërë në Facebook, Rizvanolli ka theksuar se Ministria e Ekonomisë propozon që për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj, të mos ketë rritje të tarifave.

Për grupet e tjera të konsumatorëve, ajo sugjeron që rritja të jetë sa më e ulët dhe se ata duhet të ndahen në sa më shumë kategori ose blloqe të mundshme.

“Ajo që po propozoni është që të mos trajtohet njëjtë dikush që shpenzon 1000 kWh dhe dikush që konsumon 3000 kWh. Kështu ne synojmë të mbrojmë sa më shumë që të jetë e mundur familjet, pa rrezikuar sigurinë e furnizimit dhe veçanërisht duke i mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë”, ka thënë Rizvanolli.

 

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj