Telenews

Grevë masive në Greqi dhe Itali, ndërpriten fluturimet

Kontrollorët grekë të trafikut ajror, të thirrur nga federata e punonjësve të sektorit publik ADEDY, kanë paralajmëruar një grevë 24-orëshe më 9 prill, për shkak të kërkesave për rikthimin e pagave bonus për pushime, rritje të pagave reale dhe masa për luftimin e krizës së strehimit në Greqi.

Sindikata ka nënvizuar se sistemi i trafikut ajror në Greqi është në një situatë të rënduar për shkak të mungesës së personelit dhe problemeve me pajisjet, duke sjellë vonesa të shumta vitet e fundit dhe që pritet të përkeqësohen edhe këtë vit.

Në të njëjtën ditë, fluturimet në Itali do të preken gjithashtu, pasi stjuardesat e EasyJet, të lidhura me sindikatat italiane FILT, CGIL dhe UIL, janë planifikuar të bëjnë grevë nga ora 10:30 deri në 14:30. Greva do të ndikojë në fluturimet e EasyJet, duke shkaktuar mundësi vonesash dhe anulimesh.

Linja ajrore ka siguruar udhëtarët se do të bëjnë gjithçka të mundur për të minimizuar ndikimin e grevës dhe se do të kontaktojnë ata që kanë fluturime të prekur për t’u ofruar mundësi riorganizimi të planeve të udhëtimit.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimeve dhe të jenë të përgatitur për vonesa dhe anulime.

Të ngajshme

Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi