Telenews

Hasani: Opozita mund ta çojë në kushtetuese zgjedhjen e kryeparlamentarit nëse LVV-ja e vonon (VIDEO)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për afatet kohore për krijimin e Qeverisë së re të vendit, dhe votimin e kryetarit të Kuvendi të ri të Kosovës.

Në DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka pohuar se nëse zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Albin Kurti, si kryetar i partisë që doli e para, e vonon, atëherë këtë ngërç të mundshëm deptuetët e opozitës mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në sistemin çfare jemi ne nuk ka fitues, ka fitues absolut dhe ka fitues relativ të zgjedhjeve. Albin Kurti, Qeveria 2 që shkoi nuk ka qenë fitues, ka qenë fitues relativ, fitues absolut i zgjedhjeve në Kushtetutë është kur ti i fiton 50 plus 1 të deputetëve, sepse me ato vota zgjidhet qeveria. Atëherë kishte vullnet me iu thane pakicave jo shqiptare shkoni edhe me krijuar gjendjen siç është krijuar. Tani ka ardhur situata, së pari ngërçi për kryetar të Kuvendit nuk mundet, sepse për çdo 48 orë ata duhet të mblidhen derisa ta zgjidhin kryetarin e Kuvendit. Kjo normë është mirë që është krijuar sepse ju e dini se atëherë Gjykata Kushtetuese e pati zhbllokuar kur është zgjedhur Isa Mustafa. Sa i përket kësaj tjetrës shkelja për rastin Hotin shkelja që ka sanksione kushtetuese për shefin e shtetit, Znj. Osmani, mundet të vijë në pozitë të keqe, nëse çëshja shkon në Gjykatë Kushtetuese”.

“Ka afat kohor, çdo 48 orë si të fillon seanca, seana fillon brenda 30 dite, po brenda 48 orë ata duhet të mblidhen ta bëjnë derisa të lodhen. Vendimi për ndërprerje të seancës ta zëmë,ai është vendim i Kuvendit e qon opozita, në moment që jepet betimi ata janë deputetë që mund ta ushtrojnë një pjesë të funksioneve, funksionin legjislativ nuk munden pa u formu ne e kemi thanë në rastin VLAN, kurse funksionin pas betimit e ushtron për çështje si dërgimi i në Gjykatën Kushtetuese, edhe thonë a ka afat apo nuk ka, ka thënë Hasani.

 

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani