Telenews

Begaj pasi u shpall “Qytetar Nderi”: U takon shqiptarëve që ndihmuan familjet nga Kosova në ditët e vështira

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur “Qytetar Nderi” në Komunën e Gjilanit.

Me këtë rast, ai tha se ky titull u takon shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova.

“Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen kur pranoj këtë nder. Gjilani, ky qytet i sakrificës më bën sot qytetar të tij, dhe unë e pranoj me përulësi. Ky titull u takon gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova. Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di shumë mirë peshën e sakrificës dhe çmimin e lirisë. Kjo tokë ka lindur heronj të shumtë”, ka thënë i pari i shtetit shqiptar.

Begaj në Kosovë do të qëndrojë deri më 12 prill.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj