Telenews

MËSOHET DITA KUR DALIN NË SHITJE BILETAT PËR NDESHJEN, KOSOVA-BURKINA FASO

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se shitja e biletave për miqësoren me Burkina Fason do të nis këtë të hënë nga ora 16:00.
Miqësorja mes Kosovës e Burkina Fasos do të zhvillohet më 24 mars nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
“Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro”, thuhet në njoftimin e federatës, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se pas miqësores me Burkina Fason, Kosova do të luaj një tjetër miqësore, kundër kombëtares së Zvicrës me 29 mars.

Të ngajshme

Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë –

KushtrimGuraj

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese –

KushtrimGuraj

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj