Telenews

Osmani takohet me Erdoganin: Turqia, partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Erdogan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses.

“Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”.

“Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, tha Osmani.

Osmani me ftesë të Erdoganit ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë.

Të ngajshme

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Rrezarta Ramaj

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Rrezarta Ramaj