Telenews

Kënga e re e Shaqir Cërvadikut “As andërr, as zhgandërr”

Shaqir Cërvadiku ka publikuar këngën e tij më të re me titull “As andërr, as zhgandërr”, e cila tashmë është lansuar në platforma muzikore bashkë me videoklipin zyrtar.

Kjo këngë, e cila mban vulën karakteristike të stilit të tij të veçantë, është krijuar tërësisht nga vetë artisti – si në tekst ashtu edhe në muzikë. Për orkestrimin është përkujdesur Shpejtim Gashi (Shpetasound), ndërsa pjesë e interpretimit instrumental janë edhe emra të njohur të muzikës popullore si Shaban Çela në klarinetë dhe Gent Hoxha në qifteli.

Videoklipi i këngës është realizuar nga Vehbi Berisha, duke sjellë një pamje vizuale që e plotëson atmosferën emocionale të këngës, e cila përmes vargjeve prek temat e dashurisë, ëndrrave dhe realitetit të hidhur.

Kjo është një tjetër dëshmi e vazhdimësisë artistike të Shaqir Cërvadikut në skenën muzikore shqiptare, duke ruajtur traditën dhe autencitetin që e ka karakterizuar gjithmonë.

Të ngajshme

Edhe mediumi i madh zviceran shkruan për goditjen e Jozit ndaj Gjestit

Erzana Fazliu

Artistët shqiptarë i dalin në mbrojtje Gjestit pas sulmit të mbrëmshëm nga Jozi

Valjeta Turkaj

“Më provokoi, nuk e durova më” – zbardhet dëshmia e Jozit në polici pas arrestimit për dhunën e ushtruar ndaj Gjestit

Valjeta Turkaj