Është bërë përurimi i pikë-kalimit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar dhe nga ministra të tjerë të të dy qeverive .
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.
“Një vendim i duhur për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë ndërmjet dy vendeve, një lehtësim për ekonominë e dy vendeve. Tashmë kemi një pikë ndalese, një pikë kontrolli, si dëshmi që kufiri nuk duhet të jetë mur por duhet të jetë urë bashkëpunimi mes vendeve. Një urë prej të e cila presim të kalojnë me miliona njerëz brenda vitit, ky kufi që deri vonë është parë si pengesë, tash e tutje do të shihet si lehtësim pa asnjë pengesë”, tha Mickoski.