Telenews

Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas në takimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, do të informojë lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kallas gjithashtu do të informoi ministrat e jashtëm edhe për vizitën që pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Takimi do të nis në orën 08:00 në Luksemburg. Pikë kryesore e takimit do të jetë agresioni rus kundër Ukrainës, derisa  ministrave të Jashtëm të BE-së do t’u drejtohet përmes një videokonference, ministri Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë një dreke pune, Këshilli do të shkëmbejë mendime për marrëdhëniet e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor, me fokus në mënyrat se si të forcohet më tej bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave politike, si dhe promovimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

“Përfaqësuesja e Lartë do t’i informojë ministrat për vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë, si dhe për zhvillimet e fundit në dialogun Beograd–Prishtinë. Diskutimi që do të pasojë pritet të përqendrohet në aspekte të ndryshme të marrëdhënieve, veçanërisht në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, si dhe bashkëpunimin me aktorët kyç në rajon”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Jozi publikon këngën e re, por vëmendjen e merr komenti i ish-banores së BBVA

Erzana Fazliu

Jasharaj: Po përpiqemi të krijojmë udhëheqës sindikal të mirëfilltë

Erzana Fazliu

Trump kusht vendeve të NATO-s: Do ta sanksionoj Rusinë kur ta bëni edhe ju këtë

Erzana Fazliu