Telenews

“Një shqiptar në klub, turp për Spartakun”, tifozët serbë provokojnë Mirlind Dakun

Mirlind Daku është bërë objekt i një provokimi nga tifozët e Crvena Zvezdës, pas transferimit të tij te Spartaku i Moskës.

Gjatë derbit të Beogradit ndaj Partizanit, të zhvilluar më 6 shtator, tifozët e Zvezdës shpalosën një banderolë ku përmendej sulmuesi shqiptar, shkruan Indeksonline.

“Një shqiptar në klub, një turp për Spartakun e Moskës”, shkruhej në banderolë.

Daku, ndërkohë, po kalon një start pozitiv te skuadra ruse. 27-vjeçari ka realizuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime me Spartakun, ndërsa transferimi i tij nga Rubin Kazani kushtoi rreth 11 milionë euro.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë duket se po u përgjigjet provokimeve në mënyrën më të mirë, me paraqitje në fushë.

Të ngajshme

Fejesa e aktores me Brad Pitt: Më erdhi turp që u ndamë

Yllka Gashi

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit

Yllka Gashi

Nagavci s’ndihet përgjegjëse për rezultatet në PISA: Ndihem shumë mirë, rezultatet në arsim nuk shihen brenda natës

Yllka Gashi