Telenews

Bayern Munich po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Real Madridit

Klubi gjerman, Bayern Munich thuhet se po planifikon një ofertë të madhe për mesfushorin Eduardo Camavinga.

Mesfushori francezi i Real Madridit po tërheq interesim serioz në prag të afatit kalimtar të verës.

Sipas mediumit Fichajes, Bayerni është gati të ofrojë rreth 100 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin francez.

Ata e shohin Camavinga si një shtesë kyçe për të rifreskuar mesfushën e tyre për edicionin e ardhshëm.

Real Madridi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lëvizjeje, nëse besojnë se kjo mund të forcojë fusha të tjera të skuadrës.

Camavinga, nga ana e tij, nuk ka shprehur publikisht ndonjë qëllim për t’u larguar, por interesi i Bayernit dhe mundësia për të drejtuar një projekt të ri mund ta bëjë atë të rishikojë situatën e tij aktuale.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj