Telenews

Sulme në disa burgje në Francë gjatë mbrëmjes së kaluar

Ministri francez i Drejtësisë, Gerald Darmanin, ka bërë të ditur të martën se disa burgje franceze janë shënjestruar nga zjarri dhe armët automatike në natën e mbrëmshme.

“Ka pasur përpjekje për ta frikësuar stafin në disa burgje, që nga djegia e veturave e deri te gjuajtja me armë automatike”, ka shkruar Darmanin në rrjetin social X, dersia ka njoftuar se do të udhëtojë për në Toulon në jug të Francës më vonë gjatë ditës.

“Unë po shkoj në Toulon për të mbështetur oficerët e prekur. Republika e Francës po ballafaqohet me problemin e trafikut të drogës dhe po ndërmerr masa që do të shkatërrojnë rrjetet kriminale”, ka shtuar ai.

Një burim i afërt me ministrin ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve (AFP) se sipas të gjitha gjasave sulmet kanë qenë të koordinuara dhe si kundërpërgjigje ndaj strategjisë së qeverisë për luftimin e trafikut të drogës.

Mediumi francez “Le Figaro” ka njoftuar se burgjet në Marseille, Valence, Nimes, Luynes, Villepinte dhe Nanterre ishin gjithashtu mes atyre që u prekën nga sulmet.

Të ngajshme

Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi