Telenews

E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Drenas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka humbur jetën.

Mësohet se viktima e këtij aksidenti është Aldion Mulaj, i cili ishte në motoçikletë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit.

Ndërkaq, nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në konfirmim.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Caktohet dita tjetër e votimit për kryetar të Kuvendit

Donat Hashani

VV s’i ka numrat, Albulena Haxhiu dështon edhe herën e dytë të zgjedhet kryeparlamentare

Donat Hashani

Përfundon takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive para nisjes së seancës

Donat Hashani