Telenews

KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit me SMS në emër të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi, meqë ka kuptuar se palë të panjohura po u dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emër të Postës së Kosovës.

Më anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com ,  Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001”, sqarohet në njoftim.

Më tej luten qytetarët të mos klikojnë asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

A janë rritur apo rënë? Çmimet e sotme të naftës, benzinës dhe gasit në Kosovë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në kuvend

Valjeta Turkaj

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj