Telenews

Sonte El Clasico e basketbollit kosovar në Mitrovicë

Gjysmëfinalja e shumëpritur e basketbollit kosovar ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës nis sonte në palestrën e zjarrtë “Minatori” në Mitrovicë, aty ku gjithmonë ndjehet pesha e historisë dhe rivalitetit sa herë këto dy skuadra përballen.

Seria gjysmëfinale do të zhvillohet në formatin “best-of-five”, që do të thotë se skuadra që arrin tri fitore kualifikohet për në finalen e madhe të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça ka kaluar direkt në këtë fazë pasi e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e dytë në tabelë, duke siguruar kështu një pushim të merituar dhe më shumë kohë për përgatitje.

Ndërkohë, Prishtina e kaloi me sukses çerekfinalen përballë Vëllaznimit, duke fituar 2-1 në seri dhe duke siguruar kështu vendin në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë e kësaj serie zhvillohet sonte nga ora 19:00 në “Minatori”.

Përballje mes dy klubeve më të trofeshëm në historinë e basketbollit kosovar, në një seri që pritet të ofrojë intensitet të lartë dhe spektakël sportiv.

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj