Telenews

Hekuran Murati del me propozim pak para seancës së sotme

Ish-ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një propozim për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja.

Sipas Muratit, duhet të arrihet një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt.

Ai thotë se një çështje për të cilën Kuvendi ka vendimmarrje, nuk duhet të hidhet në votim, pasi votimi është konsumuar.

“Në rivotim çështja hidhet vetëm nëse herën e parë nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, siç ka qenë rasti në vitin 2014, me vetëm 44 deputetë që kanë marrë pjesë në votim herën e parë.

Pas këtij vendimi katastrofal të opozitës, vendimmarrja në Kuvend gjendet e bllokuar para një muri të pakapërcyeshëm. Deputetët s’mund të japin betimin, sepse kanë refuzuar verifikimin e mandateve të veta”, shkroi Murati.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të ngajshme

Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë

KushtrimGuraj

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

KushtrimGuraj

Terras përshëndet marrëveshjen për Ligjin për të Huajt, uron Kurtin për arritjen me ndihmën e BE-së

KushtrimGuraj