Telenews

Përfundon takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive para nisjes së seancës

Ka përfunduar takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive politike, i thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari.

Takimi u mbajt në orën 11:30, rreth gjysmë ore para se të niste seanca konstituive e caktuar për në ora 12:00.

Ndërkohë që përfaqësuesit e PDK-së nuk janë deklaruar për përmbajtjen apo rrjedhën e takimit, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka dhënë një koment të shkurtër para gazetarëve.

“Do të formohet Komisioni”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.

Pritet që gjatë seancës të ketë zhvillime lidhur me strukturimin e mëtejmë të Kuvendit.

Të ngajshme

Pas shkarkimit, KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

Rrezarta Ramaj

KPK shkarkon kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj

Rrezarta Ramaj

Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

Rrezarta Ramaj