Telenews

BIDEN NUK PRITET TË VIZITOJË UKRAINËN AS KËTË JAVË

“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e takimeve botërore në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo në një postim në Twitter.
Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë, duke thënë se “me sa di unë, nuk është në tavolinë.”
Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, tha dje për CNN se vizita e mundshme e Biden në Ukrainë do të ishte një “simbol i solidaritetit tonë”.
“Një vizitë e presidentit amerikan do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë për të demonstruar se e gjithë bota është së bashku me ne kundër Rusisë,” tha Poroshenko.

Të ngajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta

KFOR rrit gatishmërinë në Kosovë – Forcat ndërkombëtare realizojnë stërvitje mjekësore në kushte simuluara

Blearta