Telenews

“Pedri është mesfushori më i mirë në botë”, ish-ylli spanjoll lëvdon ‘trurin’ e Barcelonës

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Thiago Alcantara, ka lavdëruar Pedrin, duke e cilësuar atë jo vetëm si mesfushorin më të mirë në futbollin modern, por edhe si një nga lojtarët më të mëdhenj në botë.

Barcelona është në garë për të gjithë trofetë këtë sezon dhe njëri nga lojtarët kryesor të ekipit padyshim se është mesfushori Pedri.

Për lojën e tij me topin dhe organizimin e ndeshjes ai ka marrë lëvdata të mëdha nga ish-ylli spanjoll, Alcantara, i cili e ka cilësuar Pedrin si njërin nga lojtarët më të mirë në botë aktualisht.

“Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Alcantara për yllin e Barçës.

“Unë e konsideroj atë jo vetëm mesfushorin më të mirë në botë, por një nga lojtarët më të mirë në përgjithësi, nëse jo më të mirën tani”, përfundoi ish-mesfushori.

Ndryshe, 22-vjeçari ka qenë brilant këtë sezon, teksa ka kontribuar me katër gola dhe katër asistime në 31 ndeshje në La Liga.

Të ngajshme

Inter ka arritur marrëveshje personale me Luis Henrique, tani radhe me Marseillen

KushtrimGuraj

Leeds United dhe Burnley sigurojnë ngjitjen në Ligën Premier

KushtrimGuraj

Carlo Ancelotti mund ta marrë drejtimin e Brazilit nga qershori

KushtrimGuraj