Telenews

A do të jetë Albulena Haxhiu sërish e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Kurti nuk përgjigjet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot gjatë përurimit të urës në Rogovë të Hasit është pyetur lidhur me atë nëse Albulena Haxhiu do të jetë përsëri emri i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare.

Kurti ka refuzuar të përgjigjet, gjersa ka folur për ndërtimin e urës, duke injoruar pyetjen.

“Ndërtojmë ura, e banorët e Rogovës ndërtojnë tokën”, tha ai.

Kurti po ashtu ka refuzuar të përgjigjet edhe për kallëzimin penal të paralajmëruar nga LDK-ja, raporton kp.

Ndryshe, e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat për kryetare të Kuvendit.

Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet të premten në ora 10:00.

Të ngajshme

Rama: Kur morëm detyrën, inkurajohej vjedhja – gjithë populli ishte zhytur në borxhe

Donat Hashani

Nesër vazhdimi i seancës, Dehari tregon se a ka ndryshuar mendje VV për emrin e kryeparlamentarit

Donat Hashani

Limaj takohet me Gucatin: Nisma e përkushtuar të përmirësojë kushtet e veteranëve

Donat Hashani