Telenews

Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen

Një foshnjë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë mëngjesin e 28.08. 2026.

Rasti është raportuar rreth orës 08:00 nga babai, i cili ka njoftuar se kishte vërejtur foshnjën e tij pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është hapur si hetim mbi vdekjen.

Autoritetet janë duke i zhvilluar procedurat hetimore për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së foshnjës.

Të ngajshme

Krismat alarmojnë Policinë në Prishtinë | Në lokacion po mbahej aheng familjar – 23-vjeçari pranon se shtiu me armë –

KushtrimGuraj

Stuhia goditi Skifterajn e Vitisë, era rrëzon kulmin e një objekti –

KushtrimGuraj

Shefi i UNMIK-ut: Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet –

KushtrimGuraj