Telenews

India pezullon shërbimet e vizave për të gjithë shtetasit pakistanezë

India po pezullon shërbimet e vizave për shtetasit pakistanezë.

“Të gjitha vizat ekzistuese të vlefshme të lëshuara nga India për shtetasit pakistanezë revokohen nga 27 prilli 2025”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme indiane.

“Të gjithë shtetasit pakistanezë aktualisht në Indi duhet të largohen përpara skadimit të vizave, siç është ndryshuar tani”, shtoi ai.

Vizat mjekësore të lëshuara për qytetarët e Pakistanit do të jenë të vlefshme vetëm deri më 29 prill.

Ministria këshilloi fuqimisht indianët të mos udhëtonin në Pakistan dhe u kërkoi qytetarëve që aktualisht janë atje të kthehen sa më shpejt.

Natën e kaluar, India kishte njoftuar një sërë masash hakmarrëse kundër Pakistanit, duke përfshirë anulimin e një skeme të përjashtimit të vizave të Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal (Saarc), shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi 26 persona u vranë nga persona të armatosur në një sulm në Kashmirin e administruar nga India.

Të ngajshme

Gjeneralmajori i KFOR-it merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë dhe Paqen në Prishtinë

KushtrimGuraj

Gjendet e pajetë para shtëpisë së saj një grua në Prishtinë – Nisin hetimet

KushtrimGuraj

Haziri: Kurti nuk e mbështeti Adem Demaçin për president, në mënyrën më mizore i tha “JO” – ne dhe PDK ia mblodhëm votat

KushtrimGuraj