Telenews

Vuçiç: Diçka e keqe filloi të më shfaqej në kokë – si t’u hakmerrem gjithë atyre që na kanë dëmtuar

“Kam frikë se diçka e keqe ka filluar të shfaqet tek unë, në kokën time, e ajo është se si t’u kthejë gjithë atyre që më kanë bërë kaq shumë dëm mua, familjes, fëmijëve të mi dhe të gjithëve”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje të enjten në mbrëmje në Informer.

“Dhe nuk mund ta bëj këtë, dhe luftoj me veten time kundër kësaj për këtë çdo ditë”, deklaroi Vuçiç në të njëjtën emision në të cilin hodhi poshtë hulumtimin e Qendrës për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), sipas të cilët rreth 60 % e qytetarëve serbë mbështesin protestat dhe studentët, raporton N1, transmeton Klan Kosova.

Vuçiç tha se lkjo qendër nuk ka bërë kurrë kërkime dhe, se nuk dinë si bëhet. Në kontekst të ngjashëm, ai vlerësoi hulumtimet e Mendimit të Ri Politik Serb nga Gjorgje Vukadinoviq dhe shtoi se ai nuk i bën ato, por, siç deklaroi, thjesht shkruan numrat që i korrespondojnë atij.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi