Telenews

Shtyhen punimet në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna e Prishtinës tregon arsyen

Punimet në rrugën “Agim Ramadani” do të shtyhen përkohësisht, kjo për shkak të reshjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave, njofton Komuna e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se punimet janë në fazat përfundimtare të rehabilitimit të rrugës “Agim Ramadani”.

“Për të siguruar cilësi sa më të lartë dhe jetëgjatësi të rrugës, jemi detyruar të shtyjmë përkohësisht punimet për nivelizimin e pusetave dhe shtrimin e asfaltit, për shkak të reshjeve të vazhdueshme gjatë kësaj jave. Me përmirësimin e motit, punimet do të vazhdojnë menjëherë – gjatë fundjavave dhe ditëve të javës pas orës 19:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas njoftimit të Komunës, rruga do të jetë plotësisht e përfunduar më 4 maj.

 

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj