Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nesër do të vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Istog.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ceremonia do të mbahet në orën 09:00.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social”, thuhet në njoftim.
Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar se si tri ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo Ministri kishte dhënë tenderët për banimin e përballueshëm dhe social për Komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut. Vlera e kontratave është rreth 32 milionë euro.
Për ndërtimin e këtyre ndërtesave në Istog, ishin dhënë dy kontrata, me të cilat është shpërblyer e njëjta kompani.
Kompania “R&Rukolli”, është shpërblyer me një kontratë në vlerë 2 milionë e 400 mijë e 609 euro dhe një në vlerë 2 milionë e 505 mijë e 913 euro./Reporteri.net
Tri ditë para zgjedhjeve e në fund mandati, Ministria e Liburn Aliut jep kontrata 32 milionë euro për ndërtimin e banesave sociale
The post Kurti e Aliu nesër vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Istog first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.