Telenews

Kjo është shkalla e papunësisë në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave

Sot shënohet 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë 10.7 për qind.

Sipas të dhënave të  fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se nga 1.074.704 persona, të cilët janë të moshës së punës – nga 15 deri 65 vjeç, 461 mijë ose 43 për qind janë ekonomikisht aktivë në tregun e punës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Mbi 613 mijë, ose 57 për qind e qytetarëve të moshës së punës, nuk janë ekonomikisht aktivë.

Po ashtu paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, është 702 euro.

Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 300 mijë të punësuar.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 maj

Erzana Fazliu

Abazi: Fatmirësi që Limaj u largua nga AAK

KushtrimGuraj

Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare

KushtrimGuraj