Telenews

PDK i bën ftesë Kurtit e Gërvallës për debat parlamentar lidhur me politikën e jashtme

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka ftuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, në debat parlamentar lidhur me politikën e jashtme.
Para mediave, Tahiri tha se kryeministri dhe kryediplomatja duhet të jenë pjesë e këtij debati.
“Grupi jonë parlamentar edhe ditëve të fundit ka nxjerr një mori vërejtjesh sa i përket mosangazhimit të Qeverisë në politikën e jashtme. Dështimit, degradimit dhe besoj që është mirë që edhe Kurti e Gërvalla të vinë dhe të ballafaqohen me argumentet e deputetëve të opozitës”, tha ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Sipas deputetit të PDK-së, Qeveria duhet të reflektojë mbi qeverisjen e jashtme, pasi siç tha ai, nuk ka pasur ndonjë angazhim.
“PDK-ja po ashtu do të prezantojë kërkesën për themelimin e një Komisioni hetimor sa i përket çështjes së ngritjes së energjisë elektrike. Ky proces besoj se është shoqëruar me shumë parregullsi”, tha tutje shefi i deputetëve të PDK-së./Lajmi.net/

Të ngajshme

Tërnava: Pretendim i rëndë të thuhet se BIK kontrollohet nga shërbimet serbe, të hetohet dhe verifikohet gjithçka

Yllka Gashi

Lidhi ujin ilegalisht për të ujitur bahçen, konsumatorit në Drenas përfundon në gjykatë

Yllka Gashi

Gjendet një foshnjë e pa jetë në Mitrovicë, nisin hetimet mbi vdekjen

Yllka Gashi