Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit.
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump paralajmëroi se Amerika “është e rrënuar nga kriminelë mizorë, të dhunshëm dhe serialë, llumrat e shoqërisë, të cilët nuk do të kontribuojnë kurrë në gjë tjetër veç mjerim dhe vuajtje”.
“Rindërtoni dhe hapni Alkatrazin! Për një kohë të gjatë Amerika është rrënuar nga shkelës kriminelë të egër, të dhunshëm, llumrat e shoqërisë, të cilët kurrë nuk do të kontribuojnë asgjë tjetër përveç mjerimit dhe Vvuajtjes. Kur ishim një komb më serioz, në kohët e kaluara, nuk nguronim t’i mbyllnim kriminelët më të rrezikshëm dhe t’i mbanim larg kujtdo që mund t’i dëmtonin. Kjo është mënyra se si duhet të jetë. Ne nuk do t’i tolerojmë më këta shkelës serialë që përhapin ndyrësi, gjakderdhje dhe kaos në rrugët tona”, tha Trump.