Telenews

Vdes një grua në Fushë-Kosovë, dyshohet se ra nga një objekt banesor

Një person i gjinisë femërore ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe banimi në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Fushë-Kosovë pasditen e së martës, më 06.05.2025.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ajo shtoi se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetim mbi vdekjen dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj