Telenews

“Nuk erdha për para”, Zlatko Dalic pasi emërohet trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe

Zlatko Dalic ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re si trajner i Kombëtares së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Trajneri kroat, i cili së fundmi drejtoi Kroacinë për nëntë vite, është rikthyer në Emirate, aty ku më parë drejtoi Al Ainin dhe fitoi titullin kampion në vitin 2015.

 

Në fjalët e tij të para si trajner i ri i Emirateve, Dalić shprehu kënaqësinë për rikthimin në vend, të cilin e konsideron si “shtëpinë e dytë”.

“Jam i lumtur që jam në Emirate, shtëpinë time të dytë. Shpresoj që të arrijmë rezultate të mëdha përsëri, këtë herë me Kombëtaren. Faleminderit për besimin, ndihem i nderuar”, u shpreh Dalic.

Ai kujtoi edhe periudhën e tij te Al Aini, ku qëndroi për rreth tre vite dhe pati sukses me klubin.

“Kam kaluar tre vite te Al Aini dhe kam bërë një punë të shkëlqyer me ekipin tim, por kjo tashmë i përket së kaluarës. Fokusi im është te e ardhmja. Do të jetë e vështirë, por objektivi im është të ndërtoj një ekip të fortë dhe konkurrues”, deklaroi trajneri kroat.

Të ngajshme

Amorim merr fshesën te Milani, kërkon shitjen e tre lojtarëve

Yllka Gashi

I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren

Yllka Gashi

Ekstradohen dy persona nga shtetet tjera në Kosovë

Yllka Gashi