Telenews

Ky është i dyshuari që e goditi me veturë bashkëfshatarin e tij në Strellc të Deçanit

Një përleshje ka ndodhur mes disa personave në Strellc të Epërm të Deçani.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari në këtë rast është Kujtim Alimusaj, i cili e ka goditur me veturë bashkëfshatarin e vet, Xhafer Istrefaj.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

“Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka kuptuar se është një përleshje mes dy personave në një lokal. Njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin. Dy persona në një lokal janë përleshur dhe pastaj kanë dalë jashtë, kur ka dalë njëri prej tyre, e ka godit tjetrin me veturë”, tha Gashi.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi tha për Sinjalin se kjo vepër është konsideruar si “Vrasje në tentativë“.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Të ngajshme

Bashkë për zhvillim – përkrahje e madhe për Besnik Osmanin

Erzana Fazliu

Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh

Erzana Fazliu

Në Poloni çiftet e martuara për të paktën 50 vjet nderohen me medalje

Erzana Fazliu