Telenews

Sherr mes dy personave në Selanik, një 41-vjeçar shqiptar qëllon me armë

Shoferi që qëlloi në tokë të hënën në mbrëmje pas një mosmarrëveshjeje me një 41-vjeçar në rrugën e Evosmos në Selanik është identifikuar nga policia.

Ai është një shtetas shqiptar 30-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një akuzë për lëndim trupor dhe shkelje të ligjit për armët.

Ngjarja ka nisur kur 30-vjeçari ka debatuar me një shofere femër, dhe më pas 41-vjeçari, që ka origjinë nga Gjeorgjia, ka ndërhyrë për ta mbrojtur.

Pas një përleshjeje fizike mes dy burrave, 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar njëherë në tokë, si formë kërcënimi, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes në makinë.

Për pasojë, 41-vjeçari ka pësuar lëndime të lehta nga goditjet që ka marrë gjatë përleshjes.

Të ngajshme

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Proceset serioze s’kryhen me WhatsApp, s’dërgoi letër zyrtare

Valjeta Turkaj

Reflekto stil në çdo hapësirë Grezda Group

Valjeta Turkaj

Shtesat për fëmijë në rritje, mbi 404 mijë përfitues vetëm në mars

Valjeta Turkaj