Telenews

Bajrami deklarohet pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Kurtit dhe ministrave të tij: Po vazhdojnë të marrin vendime

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë ka deklaruar se anëtari i qeverisë në detyrë në rast se zgjidhet deputet në Kuvend, i njëjti duhet të jap dorëheqje një ditë pas certifikimit.

Sipas saj, këta deputetë kanë dhënë dorëheqje, mirëpo vazhdojnë të qëndrojnë në zyre dhe të marrin vendime.

Madje, Bajrami thotë se mbajtja e mbledhjeve, shfrytëzimi i resurseve, i zyrave dhe veturave zyrtare, të gjitha këto janë në kundërshtim me nenin 26- të Qeverisë së Kosovës

“Anëtari i qeverisë në detyrë në rast se zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës, i njëjti duhet të jap dorëheqje një ditë para datës së certifikimit. Këta kanë thënë që kanë dhënë dorëheqje, ndërkohë që vazhdojnë në qëndrojnë në zyre dhe të marrin vendime, këto janë shkelje. Me ato informata çfarë i kemi pasur ne iu kemi drejtuar Prokurorisë Speciale tani është në dorën e Prokurorisë që të kërkojnë qasje në vendimet e tjera, mirëpo vet qëndrimi i tyre në institucione, vazhdimi i tyre, mbajtja e mbledhjeve, shfrytëzimi i resurseve i zyrave dhe veturave zyrtare, të gjitha këto janë në kundërshtim me nenin 26 të Qeverisë së Kosovës ”, ka deklaruar ajo.

Të ngajshme

Në Prishtinë bien këmbanat për Papën e ri

KushtrimGuraj

BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Rusi: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

KushtrimGuraj

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje për tregtinë

Donat Hashani