Telenews

Arrestohen dy persona në Prishtinë për lëndim të rëndë trupor dhe dëmtimin e veturave

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave.

Rasti ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, të enjten në ora 22:40.

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, me dyshimin e bazuar se kishin marr pjesë në një rrahje dhe dëmtimin e dy veturave. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Të ngajshme

Gjendja shëndetësore e familjes nga Kosova që u aksidentua derisa po kthehej në Gjermani

Valjeta Turkaj

600 euro për çdo lindje, kryetari i kësaj komune nënshkruan vendimin

Erzana Fazliu

Evakuohen 10 familje nga lagja 2 Korriku në Mitrovicë

Valjeta Turkaj