Telenews

Interi vazhdon marshimin drejt titullit, mposht Parmën 0-2

Interi ka siguruar fitoren e gjashtë radhazi në Parma, duke forcuar vendin e parë në Serie A.

Nerazzurrët e Cristian Chivu dominuan pothuajse të gjithë pjesën e parë për të thyer barazimin kundër një Parme të fortë, por në fund, goditja diagonale e papritur e Federico Dimarcos ia hapi rrugën ekipin drejt fitores së tyre të gjashtë radhazi në Serie A.

Marcus Thuram, i cili hyri në lojë si zëvendësues në fund, vulosi fitoren në kohën shtesë për rezultatin final 0-2.

Parma duket se nuk është për elitën e futbollit italian.

Interi me këtë fitore siguroi vendin e parë në ligë, pavarësisht rezultatit të Milanit në ndeshjen e fundit të javës së nëntëmbëdhjetë ndaj Genoas.

Në ndeshjet tjera, Lazio dhe Fiorentina barazuan 2-2, kurse Udinese fitoi te Torino 1-2.

Të ngajshme

​Zbulohen planet e Xabi Alonso për të ardhmen, e do vetëm një klub

KushtrimGuraj

Përparojnë negociatat mes palëve, Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak

KushtrimGuraj

Po shkëlqen me Comon, Vojvoda transferohet te gjiganti italian

KushtrimGuraj