Telenews

Cila është paga mujore e Papës Leo XIV?

Në Vatikan është zgjedhur Papa i ri, Leoni XIV, ndërsa një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik është paga e tij mujore, e cila konsiderohet mjaft modeste për pozitën që mban si udhëheqës i Kishës Katolike Romake.

Të ardhurat mujore të Papës janë vetëm 2650 euro, një shumë që shihet më shumë si simbolike sesa reale në raport me përgjegjësinë dhe pozitën që ka.

Megjithatë, sipas “Dailymail”, “Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime”. Në total, të gjitha këto përfitime, së bashku me asetet që ndodhen nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë, arrijnë një vlerë të vlerësuar prej 12 milionë euro.

Ndërkohë, financimi i Vatikanit vjen kryesisht nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e gjeneruara nga turizmi dhe muzetë.

Megjithatë, këto privilegje lidhen vetëm me detyrën që ushtron, dhe sipas praktikës së ndjekur nga liderët modernë të Kishës, Papa pritet të jetojë në mënyrë modeste.

Të ngajshme

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Absurdi në Kërçovë, partitë shqiptare ndahen – kandidati maqedonas fiton më shumë vota

Donat Hashani

Gashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin, s’ka bazë ligjore

Donat Hashani

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, kush po prin në Prishtinë

Donat Hashani