Telenews

Nora Istrefi dhe NRG Band publikojnë hitin e ri “Luje Belin”, e gjithë vëmendja tek Nora

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me projektin më të ri “Luje Belin”, në bashkëpunim me NRG Band.

Kënga u publikua së fundmi dhe ka nisur të marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale dhe platforma muzikore.

“Luje Belin” sjell një kombinim të ritmeve moderne, duke e bërë një këngë që të tërheq menjëherë pas dëgjimit të parë.

Teksti ritmi dhe performanca e fuqishme e Norës dhe NRG Band e bëjnë këtë këngë një nga pretendenteve për hitin e verës 2025.

Nora Istrefi, si gjithmonë, ka mahnitur publikun jo vetëm me vokalin, por edhe me pamjen e saj joshëse dhe elegante. Në videoklipin e “Luje Belin”, ajo shfaqet me një stil të veçantë, plot ngjyra dhe energji pozitive, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një ndër ikonat e muzikës dhe modës në trojet shqiptare.

Ky bashkëpunim me NRG Band shënon një tjetër sukses për artisten, e cila po tregon se di gjithmonë si të sjellë risi dhe të mbajë audiencën të lidhur pas saj.

 

Të ngajshme

Në muajin e Ramazanit, Genta Ismaili befason me postimin

KushtrimGuraj

“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos

Rrezarta Ramaj

Taylor Swift prek shifrën 2 miliardë dollarë, duke lënë pas pasurinë e Kim Kardashian

Rrezarta Ramaj