Telenews

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh të Shqipërisë, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy punëtorë janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit, shkruan A2 CNN.

Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 mars

Rrezarta Ramaj

Dështimi për presidentin në ballinat e mediave të huaja: Zgjedhjet e treta brenda një viti

KushtrimGuraj

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj