Telenews

Shefi i UNMIK-ut: Çështja e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet –

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka kërkuar që përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta në Kosovë të përqendrohen te viktimat dhe familjet e tyre.

Në një deklaratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyruara, Due tha se, pavarësisht përparimit të arritur, mbi 1.500 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur që nga përfundimi i luftës.

“Çështja e personave të zhdukur nuk duhet kurrë të politizohet. Përparimi domethënës varet nga bashkëpunimi, besimi dhe angazhimi i përbashkët për t’iu dhënë familjeve përgjigjet që meritojnë”, deklaroi ai.

“Ne qëndrojmë pranë të gjitha familjeve që kanë pritur kaq gjatë për ndriçimin e fatit të tyre dhe bëjmë thirrje që të drejtat dhe nevojat e tyre të qëndrojnë në qendër të përpjekjeve. UNMIK-u do të vazhdon përkrahjen e ndihmës psikologjike dhe mënyrave të tjera të ndihmesës për këto familje. Viktimat në rend të parë. Të veprohet tani”, tha ai.

Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë të Deklaratës së Bashkimit Evropian për personat e zhdukur, vazhdimin e punës së grupit të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

UNMIK-u ka njoftuar se do të vazhdojë t’i mbështesë familjet me ndihmë psikologjike dhe forma të tjera të përkrahjes në kërkimin e së drejtës për ta ditur fatin dhe vendndodhjen e të afërmve të tyre.

Të ngajshme

Fillimi i vitit shkollor: Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Yllka Gashi

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Yllka Gashi

Avdullah Hoti deklaron votën e vet kundër Bekim Sejdiut, “Jo.”

Yllka Gashi