Telenews

IHMK jep parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë e paqëndrueshme, diell, vranët dhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë 2 gradë Celsius, kurse maksimalja 20 gradë Celsius

E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E merkurë. Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E enjte- Mot me dielldhe pjesëisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s..

Të ngajshme

Antonio Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të hyjnë në BE para të tjerëve

Valjeta Turkaj

Tahiri takohet me Begajn: E falënderova për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës

Valjeta Turkaj

Krimet zgjedhore, SPAK nis hetimet për 39 çështje

Valjeta Turkaj