Telenews

Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një deklaratë për mediat ku paralajmëroi se në datë 16 do të mbahet një protestë në bulevardin Zogu i Parë.

Protesta do të mbahet në të njëjtën kohë kur në Tiranë pritet të mbahet Samiti i Liderëve të Europës.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë, për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk zbaton asnjë rregull. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë por duam që ata të mësojnë se ka qenë i ftuar nga një narko-diktator”, tha Berisha.

Të ngajshme

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

Erzana Fazliu

Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave

KushtrimGuraj

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

KushtrimGuraj