Telenews

Ermal Fejzullahu dhe Lisi publikojnë këngën “Luje”

Ermal Fejzullahu dhe Lisi kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor, “Luje” – një këngë ritmike me atmosferë verore.

Dyshja sjell një miksim të energjisë pozitive dhe stilit të tyre karakteristik, duke synuar të bëhet një nga hitet e kësaj vere.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i realizuar në ambient të hapur, me ngjyra të ndezura dhe elemente tipike të sezonit të nxehtë.

“Luje” sjell ritme që ftojnë për kërcim dhe është një thirrje për të shijuar çdo moment të verës.

Ky bashkëpunim i ri pritet të dëgjohet gjerësisht në festa, klube dhe platforma muzikore gjatë muajve të ardhshëm.

Të ngajshme

“Jo 171, por as numër dyshifror nuk po arrijnë të dëshmojnë”, Zemaj për shifrat e Qeverisë për mjekët e kthyer nga jashtë

Rrezarta Ramaj

Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës

Rrezarta Ramaj

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Rrezarta Ramaj