Telenews

Samiti Evropian, Haradinaj: Kosova të trajtohet si partnere e barabartë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur Samitin e Komunitetit Politik i cili po mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ky Samit përbën sinjal të fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit, transmeton Telenews.al.

“Falënderim për Kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai thotë se Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë, dhe se populli i saj meriton njohje, dinjitet dhe një të ardhme të qartë brenda familjes evropiane.

Të ngajshme

27 Vjet nga rënia heroike e Nasuf dhe Tahir Gashanit

Valjeta Turkaj

Qeveria e Serbisë bllokon fondet e Kosovës për Luginën

Valjeta Turkaj

Organizata britanike alarmon për shkelje të të drejtave të çlirimtarëve në Hagë

Valjeta Turkaj